Ambasada bullgare në Shkup dërgoi notë pro*teste deri tek Ministria e Punëve të Jashtme

Ambasada bullgare në Shkup dërgoi notë pro*teste deri tek Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut lidhur me vendimin e autoriteteve doganore në pikën kufitare “Deve Bair” për të mos lejuar hyrjen në vend të 920 libra për Qendrën Informative-Kulturore bullgare në vend.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja, librat me titull “Këngë popullore bullgare nga Vëllezërit Milladinov” u transportuan nga shtetasi bullgar Viktor Stojanov, i cili, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, tregoi marrëveshje për donacion, me të cilën do të dorëzoheshin librat në Qendrën kulturore.
Siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare, përkundër pranisë së konsullit nga ambasada në Shkup në vendkalimin kufitar, autoritetet doganore thanë se kërkohej leja nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut, në përputhje me Ministrinë e Kulturës të Maqedonisë së Veriut.

Me notën pro*testuese, Ambasada bullgare në Shkup kërkon shpjegime pse kërkohet leja për hyrjen e literaturës nga një shtet anëtar i BE-së dhe pretendon se një gjë e tillë nuk është e rregulluar askund dhe është absurde të ndodhë në vitin 2021 në një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE. Prej atje, shton korrespondenti i MIA-s në Sofje, ata deklarojnë se Komisioni Evropian dhe ambasadat e vendeve anëtare në Shkup do të informohen për këtë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut ende nuk është deklaruar për notën pro*testuese e dërguar nga ana e Ambasadës bullgare.