Ambasada amerikane: SHBA’ja qëndron krah Kosovës, mezi presim të punojmë me Qeverinë e re

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas zgjedhjeve në Kosovë duke përgëzuar qytetarët dhe duke thënë se SHBA’të qëndrojnë krah Kosovës.

Pas përfundimit të zgjedhjeve shembullore në Kosovë, ka ardhur edhe reagimi nga ambasada amerikane, e cila thotë se do të punojë me Qeverinë e re, sapo ajo të formohet.

“I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me Qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, thuhet në postimin e ambasadës.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1361343502156787713?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1361343502156787713%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fambasada-amerikane-shbaja-qendron-krah-kosoves-mezi-presim-te-punojme-me-qeverine-e-re%2F