Amaneti i fundit i Yllkës, ushtares së UÇK-së dy ditë para se të bie dëshmore

Amanet ju lë nëse nuk pritoni
të ma shkruani emrin në rërën e detit,
dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj.
Në krihet e valeve të ketë epope të pa mbaruar
dhe arena e kafazit të jetë e hapur.

Përmendore nuk dua…!
Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop
vendosni afër kokës sime.
Amanet nënshkrimet e juaja mos i lini,
mund të komunikoni fshehurazi
deri në sosjen e emrit timë.
Atje poshtë e lartë, pa skena të zbehta
nën mbrëmjen, nën qiellin e pastërt
ju krijoni trupa të rinjë. ( Yllka Domi)

Kjo poezi i është dorëzuar personalisht nga Yllka me 5 Maj 1999, vetëm dy ditë para se të vritej në kodrën e Çabratit bashkëluftëtares së saj Shkendije Hoda, e cila e risjell me rastin e 5 Majit.