Një ngjarje e rëndë që ndodhi në fshatin Poliçkë, tro*nditi jo vetëm Kamenicën e Gjilanin me rrethinë, por gjithë vendin, kur doli lajmi se 19 vjeçarja, Arbesa Murseli Lipovica u gjet e va*rur në degën e një lisi në lagjen Likovica të këtij fshati.
Burime të afërta me familjen e vik*timës kanë bërë të ditur se gjatë ekz8aminimit të vik*timës nga hetuesit policorë në xhepin e majtë të veshjeve sportive të cilat i kishte pasur veshur derisa dys*hohet se kishte kryer ak*tin e vetëv*rasjes pasditen e 17 tetorit, është gjetur edhe një letër e verdhë bashkë me telefonin e saj.
Në këtë letër shkruhet:
“Falemiderit shum gjithve ama burrit tem kurrë hallall mos i koftë”.
Por si ndodhi ngjarja?
19 vjeçarja jetonte me burrin, djalin 3 vjeçar dhe familjen e burrit në Gjilan, por në ditën kri*tike, e gjithë familja kishin shkuar në një shtëpi vikendi në fshatin Poliçkë ku dy*shohet se Arbesa vendosi t’i jepte fund jetës së saj.
E ndjera sipas burimeve të afërta me familjen e saj, pa u vërejtur ishte larguar nga shtëpia në orën 16:00, kurse u gjet e va*rur në degën e një lisi në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë në orën 16:50.
Varr*imi i të ndjerës është bërë në varrezat e Gjilanit.