Alvisa: “Me Bashkimin nuk jemi çift”

Alvisa dhe Bashkimi kanë qenë së fundit të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe po flisnin për lidhjen e tyre. Në një moment ata u shprehën se nuk janë çift dhe e sqaruan deklaratën e tyre.Sipas tyre ata kanë nevojë për më shumë kohë që të njihen me njëri tjetrin, ndërkohë që zbuluan dhe planet për të pasur një eksperiencë së bashku edhe në ekran.Alvisa: Ne jemi në njohje e sipër.

Bashkimi: “Nuk më pëlqejnë epitetet, po e njoh këtë vajzë. Epitetet kanë përgjegjësi.”

Alvisa: “Çift quhemi kur marrëdhënia të thellohet. Se ne nuk e njohim njëri-tjetrin aq mirë.”

Alvisa shprehu dëshirën që ata të kenë diçka bashkë në televizion. “Këto janë dëshira le të shohim nuk e kemi ndarë me thikë. Dëshirat janë për të gjithë. Gjithsesi unë kam mbaruar ekonomik dhe dua të investoj te biznesi privat. Ne jemi koshient që shumica shkojnë në Për’puthen për famë se e cekin te pjesa e eksperiencës së re, përpos dashurisë por nuk e kam prioritet televizionin.Them pse jo? Pse mos të jetë diçka ekstra”, Alvisa. Bashkimi për momentin do rrijë në Shqipëri me Alvisën, ndërsa Alvisa tha se nuk i pëlqen Amerika pasi i duket shumë larg nga çdo gjë ka ndërtuar në Shqipëri. Alvisa tregoi se nga Bashkimi nuk pëlqen që mban inat shumë dhe se kur nervozohet flet pafund.

Bashkimi gjithashtu rrëfeu se nuk ka pasur asnjë lidhje serioze më përpara se nuk ka shumë besim te njerëzit.