Altin Prenga është një nga kuzhinierët, që i ka dhënë një tjetër frymë dhe nivel restoranteve shqiptare, duke promovuar produktin vendas dhe shpikur receta të reja me bazë perimet dhe ingredientët e tjerë vendas.
Për gjithë punën e bërë Prenga ka marrë çmimin prestigjioz në Itali: Cavagliere della Stella D’Italia dhe e ka festuar në rrjetet sociale përmes një shkrimi mjaft të bukur, domethënës e ironik, fiks si recetat e tij.
POSTIMI
Shpesh në shkollë më quanin hutaq sepse humbja me mendimet dhe ëndrrat e mija, fatkeqësisht nuk arrita ta mbaroj as shkollën e mesme sepse ishin kohët pas 1997, sepse ika në Itali 15 vjeç, por ja që ja vlejti të isha ëndërrimtar!
I privilegjuar për medaljen dhe titullin më të lartë që mund ti jepet një shtetasi jo Italian nga Presidenti i Republikës Italiane, Cavagliere della Stella D’Italia.
Kjo medalje nuk është e imja, por është e Antonit, vëllait tim, është e familjes time të mrekullueshme, e bashkëpuntorëve, fermerëve dhe miqve klientë, por është sidomos e gjithë miqve italian, që kam pasur fatin t’i njoh kur isha në Itali.
Faleminderit për praninë Milva Ekonomi, Frida Krifca dhe gjithë miqtë që nuk arrij ti përmend këtu dhe Mark Zuckenberg, që më jep mundësinë të ndaj këta lajme me ju meqë mediat vendase nuk e kanë të mundur sepse merren me çështje tjera.