Alternativat për dimër të ngrohtë, qytetarët: Kriza dhe çmimet e larta, vështirë përballohen

Edhe në këto ditë të nxehta të verës kanë filluar kokëdhimbjet e qytetarëve për alternativat më të lira për ta kaluar një dimër sa më të ngrohtë.

Kriza ekonomike dhe ajo energjetike ka goditur po thuaj çdo buxhet familjar, andaj nuk mungojnë as kalkulimet.

Edhe çmimi i lartë i peletit ka bërë që sivjet interesimi të rritet më shumë për blerjen e drurit për ngrohje.

Qytetarët ankohen për çmime astronomike dhe vështirë të përballueshme në kohë krize kaq të madhe. Thonë se shumë vështirë mund t’ia dalin mbanë.

“Shumë është, me të vërtetë shumë, momentalisht është gjendje krize dhe shumë shtrenjtë janë drunjtë. Disa thonë se deri në 5000 denarë do të arrijë cmimi i drunjëve. Për ne më pleqtë është shumë e vështirë. Nuk dijmë çfarë të bëjmë thonë që edhe rryma do të shtrenjtohet, sdi çfarë të them, do të ngrijmë, e vetmja mënyrë me batanije të mbulohemi.”, tha një qytetar.

“Shumë shtrenjtë është, unë ngrohem me rrymë, por është shtrenjtë, ashtu shtrenjtë kështu shtrenjtë po çfarë të bëjmë duhet të jetojmë. Populli hjek, zgjidhja është më lirë me qenë, popullata pa punë. Unë paguj 8000 denarë në vend se të paguaj 3000 denarë.”, u shpreh një qytetar.

“Shtrenjtë janë po çfarë të bëjmë.”, tha një qytetar.

“Nuk përdori.”, shpreh një qytetar.

140 mijë metra kub drunj për këtë vit, Dehari: S’do të ketë mungesë as rritje të çmimit

Nga Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” qetësojnë qytetarët. Zv.drejtori i Ndërmarrjes Berat Dehari, për TVM2 thotë se ndërmarrja për këtë vit ka siguruar 140 mijë metra kub dru, dhe sipas tij mungesë druri për ngrohje nuk do të ketë. Ai thotë se nuk do të ketë as ndryshim të çmimit. Deri ne fund të vitit çmimi per nje meter kub dru, do të kushtojë 2900 denarë, aq sa ua shesin edhe depove private.

“Sasia e sivjeme e sentimenteve të ndryshme të drurit është diku 140 mijë metër kub e drurit që është jashtzakonisht e konsiderueshme dhe e mjaftueshme për qytetarët duke i marr si statistikë vitet më parë sa janë harxhuar. Ju sigurojmë se nuk do të ketë mungesë.”, tha Berat Dehari, zv.drejtor i Np “Pyjet e Maqedonisë”.

Derisa 1 metër kub dru në ndërmarrjen “Pyjet e Maqedonisë” kushton 2900 denarë, në depot private çmimi për një meter kub varon nga 4800 deri në 5000 denarë. Pronarët e depove të cilat i vizitoi TVM2, u arsyetuan se çmimet e vijnë si pasojë e krizës globale ekonomike e cila ka imponuar një situate të tillë. Jashtë objektivit të kamerës, na u tha që sivjet për dallim nga vitet e kaluara, problem tjetër i cili i shqetëson është edhe mungesa e fuqisë punëtore, gjë që po i detyron pronarët, që punëtorin ta paguajnë me page më të lartë.

Inspektorati shtetëror i tregut javën që lame pas, ka kryer 131 kontrolle. Gjoba nga 200 deri në 800 euro kanë marrë disa tregtarë që shesin pelete, ndërsa personat përgjegjës janë gjobitur nga 40 deri në 80 euro. Nga Inspektorati i tregut thonë se do të veprojnë njejtë edhe me drurin për ngrohje, i cili në magazinat private varion nga 4800 deri në 5000 denarë për metër kub./tvm2/