Janë publikuar emrat e kandidatëve të Alternativës për Këshillin Komunal të Tetovës.
Duke besuar se Alternativa gjithmonë duhet të sjellë alternativë, kësaj radhe Tetovës dhe tetovarëve ia ofrojmë një listë shumë të veçantë, thonë nga partia e Gashit.
“Si askush tjetër deri tani dhe si asnjë parti tjetër më parë dhe tash, Alternativa është partia që në listën e kandidatëve ka përfshirë më shumë gra se burra.
Kështu jo vetëm që kemi dëshmuar barazi dhe respekt për gjininë, por kemi dëshmuar se dimë dhe mund të dalim përtej stereotipave të zakonshme të mjedisit tonë.