Alternativa me një këmbë në qeveri, Besa largohet!

Alternativa duket që po ecën drejt godinës së qeverisë. Paralajmërimi i kryeministrit Zoran Zaev gjatë fushatës zgjedhore që me Alternativën kanë të ardhme të përbashkët, por edhe deklaratat e liderit Afrim Gashi, duket që po e konfirmojnë këmbimin e Besës me Alternativën në kabinetin qeveritar.

Shkas i inkuarimit të Alternativës në qeveri, duket që do të jetë rrugëtimi euro integrues i vendit. E Gashi mbrëmë komplimentoj qeverinë për inkuadrimin në NATO dhe qasjen me Bashkimin Evropian. Lidhur me atë se kjo parti a do bëhet pjesë e Qeverisë LSDM-BDI, Gashi e la derën hapur.

“Ne jemi parti me debat të brendshëm ku diskutohen gjitha gjërat bashkë. Sot e pamë që nuk u realizu rrëzimi i Qeverisë dhe tani jemi në një situatë të re. Por, që sonte tju themi se nga do shkojmë, po këtë nuk mund ta vendosim pa diskutuar brenda organeve partiake”, theksoi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Sipas tij, Alternativa është e përcaktuar për një Qeveri pro evropiane dhe me synimin për të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, duke zgjidhur kontestin me Bullgarinë, narativa që aktualisht në dorë i ka qeveria LSDM-BDI.