Alternativa me Kongres të jashtëzakonshëm, Zeqirja Ibrahimi kandidat potencial për kryetar

Të shtunën në Kumanovë, Alternativa ka thirrur Kongresin e jashtëzakonshëm zgjedhor në të cilin do të zgjidhet kryetari i partisë dhe organet e reja.

Thirrja e kongresit vjen pas dorëheqjes së Afrim Gashit nga pozita e kryetarit dhe zgjedhja e tij për kryetar të Kuvendit. Kandidati potencial për të kryesuar Alternativën e cila aktualisht është pjesë e koalicionit VLEN është Zeqirija Ibrahimi. Në fund të muajit maj, pas dorëheqjes së Gashit, për ushtrues detyre i kryetarit të Alternativës u caktua Bekim Sali. /Alsat.mk