Alternativa me këto emra pritet të garojë në listat për deputetë me ASH-në?!

Alternativa në kuadër të koalicionit me Aleancën për Shqiptarët po zhvillon debate të brendshme nëpër forumet partiake lidhur me caktimin e emrave që do të jenë pjesë e listave për deputetë. Nga kjo parti nuk japin detaje, por jozyrtarisht po kalkulohen disa propozime.

Në njësinë e parë zgjedhore nga kjo parti po kalkulohet me emrin e stomatologut Bekim Sali, por është në lojë edhe deputeti i deritanishëm, Rexhep Memedi, mëson INA. Në njësinë e dytë zgjedhore bartës liste do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Emri i tij u zyrtarizua me nënshkrimin e koalicionit me ASH-në.

Në njësinë e gjashtë zgjedhore, Alternativa do të garojë me ministrin aktual të kulturës, Hysni Ismaili, Nexhmedin Kahrimani, Asaf Ademi dhe propozime të tjera, mëson INA. Në njësinë e pestë zgjedhore, Alternativa po shqyrton që të nxjerrë doktorin Arben Labënishti, i cili mund të jetë në treshen e parë të listës për deputetë të koalicionit me ASH-në. Alternativa në kuadër të degëve do të marrë propozimet dhe më pas do të kalojnë organet më të larta partiake.