Alternativa: Jemi marrë vesh për koalicion me Aleancën për Shqiptarët

AlternAtivA e njofton gjithë opinionin, në veçanti aktivistët dhe mbështetësit e saj se sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, u dakordua për koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e 12 prillit me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

“Në këtë mënyrë ne ia dolëm që shqiptarëve të Maqedonisë t’ua krijojmë adresën e saktë të ndryshimit në zgjedhjet e 12 prillit. Era e ndryshimit tashmë po vjen edhe në vendin tonë dhe shqiptarët do të festojnë më 12 prill” thuhet në komunikatën e Alternativës.