Alternativa e shpallë të vdekur Marrëveshjen e Ohrit

Alternativa e ka shpallur të vdekur Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.Në vigjilie të takimit që u thirr për nesër nga lideri Ali Ahmeti i cili ftonte gjithë liderët tjerë të partivë shqiptare edhepse ASH-AAA pranuan ftesën e Ahmetit për një takim mes partive shqiptare, ata vazhdojnë të dalin me qëndrime të tjera.

Në këtë rast është partia Alternativa që ka atakuar njërën ndër Marrëveshjet më të rëndësishme që ndali konfliktin e armatosur 19 vjet më parë në Maqedoni duke e ndërlidhur takimin e nesërm që koorespondon edhe me shënimin e kësaj date.

Në vijë të kësaj partia Alternativa kanë shprehur qëndrimin e tyre duke thënë se pse do të shkonin në një takim për të kërkuar ndihmë për një Kryeministër shqiptar, kur tashmë kemi thënë publikisht që mbështesim Naser Ziberi të jetë Kryeministër. “Ahmeti e mblodhi në mënyrë simbolike mbledhjen në ditën e Marrëveshjes së Ohrit, por Korniza ka vdekur për ne, sepse nuk u realizua me kohë. Ky është një argument plus pse ne nuk do të shkojmë në mbledhjen e nesërme pasdite të organizuar nga BDI, – thonë nga partia Alternativa.TetovaSot