Partia opozitare shqiptare Alternativa as sot nuk do të zyrtarizojë qëndrimin e partisë nëse do të mbështesë rrëzimin e Qeverisë, apo do të tërhiqen nënshkrimet e deputetëve të kësaj partie. Edhe pse dje u tha se sot mund të pritet që partia të ketë qëndrim, nga Alternativa konfirmuan se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë, por me shumë gjasë Kuvendi qendror do të ketë nesër mbledhje, por nuk është caktuar ende ora. Deputetët e kësaj partie janë nënshkruan në listën për iniciativën për votëbesim. Megjithatë, pas nënshkrimit, deputeti Skender Rexhepi ka paralajmëruar se nuk do të tërheq nënshkrimin e tij, pasi në atë listë janë nënshkruar edhe deputetët e “Të majtës”. Ai në paraqitjet e tij në media gjatë ditës së djeshme, ka thënë se marrëveshja fillestare nuk ka qenë që pjesë e kësaj liste të jenë deputetët e “Të majtës”.
Në mbrëmje, kryesia e partisë ka mbajtur mbledhje, Zëdhënësi, Orhan Murtezani deklaroi pas mbledhjes se, në partinë e tyre janë duke u zhvilluar takime të kryesisë së ngushtë, ku u vendos që çdo vendim që do të merret do të respektohet nga të gjithë deputetët. Ai sqaroi që debati do të vazhdojë edhe sot, ndërsa të gjithë deputetët e kësaj partie kanë vendosur të respektojnë vendimin e partisë. Kujtojmë se, VMRO – DPMNE të hënën dorëzoi në Kuvend iniciativën për votëbesim të Qeverisë dhe Kuvendi ka caktuar për të enjten seancën për këtë.
Portalb.mk