Aksion i policisë në Shkup, arrestohen 11 lypsarë


MPB ka njoftuar se me datë 29.06.2024, në periudhën nga ora 16:00 deri në 20:00, oficerët e policisë nga SPB Shkup vepruan sipas një plani për ndalimin e lypjes në zonat Qendër dhe Bit Pazar, ku u gjetën gjithsej 11 persona. Nga këta, nëntë u arrestuan për shkelje sipas nenit 24 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike (lypje), ndërsa dy të tjerë u privuan nga liria në stacionin policor për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijës” sipas nenit 201 të Kodit Penal të RMV-së.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një kallëzim i duhur. Pa Censurë