Alpinsitja nga Kosova, Uta Ibrahimi e cila bëri mijëra e mijëra hapa duke ngjitur majat më të larta në botë, sot nisi një ndër rrugëtimet më të mira në jetë, shkruan portali rtv21.tv
Ajo dhe partneri i saj, Metodi Chilimanov i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni me miqtë dhe të afërmit.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismajli, ka ndarë disa imazhe nga dasma në rrjetet. Alpinistja shkëlqen në futanin e bardhë.
Uta dhe Metodi, i cili është nga Maqedonia e Veriut, u fejuan në nëntor të vitit të kaluar, ajo mori propozim nga partneri i saj, teksa ishin duke ecur në Demir Kapi./21Media