ALPI – Kundër agresionit ushtarak rus në Ukrainë

Anëtarët e Institutit për Udhëheqje të Avancuar Politike (ALPI), të mbështetur nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), qëndrojnë kundër agresionin ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës. Si anëtarë të Institutit, dhe përfaqësues të partive politike dhe të sektorit qytetar, dënojmë shkeljen e paskrupullt të të drejtave ndërkombëtare dhe të njeriut dhe bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm!
Një milion refugjatë nga Ukraina po shihen tashmë si rezultat i pushtimit rus, mijëra viktima, jetë të humbura të civilëve dhe përkeqësim të mëtejshëm të pasojave ekonomike.
Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve përmes diplomacisë dhe bisedimeve, si dhe respektimin e pavarësisë dhe autonomisë së shteteve.
Anëtarët e ALPI-t, përmes angazhimit të tyre personal, si dhe përmes subjekteve që përfaqësojnë, do të përpiqen të ndihmojnë viktimat e Ukrainës dhe me veprimet e tyre të përditshme do të bëjnë thirrje për paqe dhe tolerancë.
Me respekt,
Anëtarët e ALPI-t