Almeda Abazi me pushime në Shqipëri, Tolgahan Sayisman promovon bukuritë e jugut

Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka krijuar familjen e saj me aktorin e famshëm Tolgahan Sayisman. Megjithatë ajo rikthehet herë pas here në Shqipëri, ashtu siç ka bërë edhe ditët e fundit. Almeda ka vizituar këtë javë Shqipërinë së bashku me partnerin e saj.
Të dy kanë udhëtuar menjëherë drejt jugut, për të shijuar disa ditë pushime në brigjet e kaltra.

Almeda ka ndarë foto nga këto pushime, por ajo që i ka habitur të gjithë është fakti se edhe Tolgahan ka promovuar bukuritë e vendit tonë. Aktori turk ka postuar në Instagram një foto nga Dhërmiu, që duket se i ka pëlqyer shumë. Ky është një promovim i vërtetë për vendin tonë, duke qenë se Tolgahan ka me miliona ndjekës në Instagram dhe është një aktor shumë i njohur në Turqi.