Alma Lama “përzihet” në vendimet e Trumpit, thotë se Grenell nuk mund t’i mbajë tri pozita

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka thënë se është e palogjikshme që Richard Grenell t’i mbajë tri poste, pasi presidenti amerikan Donald Trump e emëroi si shef të inteligjencës në SHBA.
Sipas Lamës posti si drejtor i shërbimeve inteligjente, është tepër i lartë dhe i ndërlikuar, andaj thotë ajo me emërimin e ri Grenell kthehet në Uashington dhe nuk ka se si të mbajë tri poste.
Lama po ashtu ka thënë se pas këtij emërimi Presidenti Trump mund të caktojë një person tjetër për dialogun Kosovë-Serbi, ose mund ta lërë këtë në duart e Departamentit te Shtetit.

“Me emerimin e ri, Grenell eshte e pritshme te kthehet ne Washington, dhe jo te qe droje ne postin amtual si ambasador i SHBA-se ne Gjermani. Posti si drejtor i sherbimeve inteligjente, eshte teper i larte dhe i nderlikuar. Presidenti Trump mund te caktoje nje person tjeter per dialogun, ose mund ta lere kete ne duart e Departamentit te Shtetit.
Besoj se me dy te derguar te SHBa-se nuk ka qene zgjidhje e mire, edhe pse interesi duket i madh per te mberritur nje marreveshje te shpejte.

Posti i i tanishem i Grenell mund te jete edhe me i fuqishem persa i perket influences ne diaogun Kosove-Serbi, direkte apo indirekte. Gjithsesi pres qe ne ditet e ardhshme gjerat te ndryshojne”, ka shkruar ajo.