“All in”/ Veç plazhit, edhe kanabis për pushuesit! Oferta e pazakontë në Sarandë

Veç plazhit dhe shezlongët të vendosur pa lejen e bashkisë, dy pronarë në plazhin e Krorëzit u ofronin turistëve edhe kanabis.

Argjend Nanaj dhe Ejkel Ismaili kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi kishin përshtatur ambientet e lokalit të tyre për kultivimi ne kanabisit. Po ashtu, ata kishin privatizuar edhe plazhin, duke vendosur çadra dhe shezlonge. Bashkëpunëtori i tyre, Konstandin Vogli ndërkohë është shpallur në kërkim.

Këta persona ishin siguruar edhe për ta mbrojtur lëndën narkotike, pasi kishin municion luftarak në lokal.