Admirim Aliti nga koalicioni ASH-Alternativa i ftuar në emisionin Rruga drejt në Alsat tha se slogani i LSDM-së “Shoqëri për të gjithë” është paradigëm për pabarazi. Ai tha se slogani i LSDM-së, “Shoqëri për të gjithë” është i gabuar sepse ai nënkupton një shoqëri për të gjithë, por shteti të jetë vetëm i maqedonasve dhe jo i etnive të tjera, pra ata të dertojnë dhe shoqëria të jetë për të gjithë.
Slogani i LSDM-së “Shoqëri për të gjithë” është paradigmë për pabarazi. Sepse kur themi shoqëri për të gjithë e ka edhe një konotacion se shteti është i joni, dmth. i maqedonasve, ndërsa shoqëria mundet me qenë e barabartë, Prandaj ne si kundërpërgjigje për këtë koncept të LSDM-së, kemi pasur një slogan,”Shtet për të gjithë”, dhe jo vetëm për maqedonaset apo shqiptarët, por për të gjitha etnitë. Vendimet e mëdha duhet t’i marrim të gjithë së bashku, ku shteti nuk mund të jetë për të gjithë- tha Aliti.