Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti sot tha se deri në fund të këtij viti do të dorëzojnë në Kuvend ndryshimet ligjore për riorganizim të administratës publike, përcjell TV21. Aliti tha se me riorganizim do të mbyllen disa institucione dhe do të krijohen disa tjera.
“Edhe aty jemi në proces e sipër, shpresojmë se deri në fund të këtij viti të kemi ligj të cilin e dërgojmë në Parlament. Përndryshe me pilotim të riorganizimit veç se kemi filluar në tri ministri, në MSHA, në Ministrinë e Ekonomisë dhe në Ministrinë e Bujqësisë, me riorganizimin do të mbyllim disa institucione që nuk kanë asnjë vlerë, do të shtojmë disa institucione të cilat janë të rëndësishme dhe të gjitha agjencitë dhe institucionet do të jenë nën ministritë përkatëse, në mënyrë që të jenë më transparente dhe komunikimi me Qeverinë të jetë përmes ministrive përkatëse dhe të ketë efikasitet më të lartë”, tha Aliti/tv21.tv