Alispahiq: Gjykata është thi*kë me dy tehe, të dë*nuarit nuk e kanë kryer veprën

Avokati Asmir Alispahiq ka vlerësuar se me parabur*gimin dhe me aktvendimin e sotëm gjykata ka dëshmuar se vepron me thi*kë me dy tehe. Ai vlerëson se me këto vepra prokuroria por edhe gjykata është duke dëshmuar se është po ajo që ka qenë.

“Jo vetëm për parabu*rgimin por edhe të aktvendimit. Ne jemi të bindur se si mbrojtje të dënu*arit nuk e kanë kryer veprën” tha Alispahiq. Ndërkaq i pyetur për atë që Fejzi Aziri e ftoi kryeprokurorin Lubomir Joveskin dhe Villma Ruskovskën që të shkojnë në bu*rg për t’iu dhënë dëshmi të reja” Alispahiq tha nuk e di se për çfarë e ka pasur fjalën ai.
Aziri në seancën ku u shpall aktvendimi u bëri thirrje Joveskit dhe Ruskovskës që të shkojnë ta vizitojnë në Bu*rgun e Shutkës dhe se do të ofrojë prova për porositësit, organizatorët, v*rasësit dhe ndihmësit e “Monstrës”.