Alimi: Rëndë e përjetova vdekjen e Rexhail Qerimit

Vdekjen e Rexhail Qerimit, ish i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”, Feta Alimi thotë se e ka përjetuar shumë rëndë. Sipas tij, Rexhail Qerimi ishte njeriu me të cilin ishte shoqëruar për 3 vite. Alimi thotë se dhimbjen më të madhe e ndjen për familjen e Rexhail Qerimit.

Me Rexhail Qerimin çfarë raporte kishit? Nuk e teproj nëse them si vëllai me vëllain. Kamë qëndruar me të mbi 3 vite dhe derisa rri më dikë 24 orë, duhet diçka të bashkon. Ishte një njeri me zemër të madhe. Si u ndjeve kur ndërroi jetë? Jo lehtë. Ishte një moment që unë gjithmonë lutesha që të mos dal i vdekur nga aty shkaku i familjes. Më shumë më dhimbset familja e tij se sa vetë Rexhaili”, deklaroi Feta Alimi në “Rruga drejt…”.