Alimi: Për ata që nuk e kuptojnë joseriozitetin e ofertës së ASH për koalicionim trepalësh

Nga prof.dr. Dervish Alimi

Duke shprehur keqardhje per deshtimin e vullnetit deklarativ te lidershipit te ASH per koalicionim trepalesh, me lejoni qe te bejme disa sqarime te vogla per ata qe nuk e kupjtojne joseriozitetin dhe josinqeritetin e ofertes per ndarje te listave ne njesite e votimit.

Per nga forma, ne kete oferte parashihet ndarja e posteve ne listat zgjedhore me nje shume tejet ambicioze prej 3+3+10+2=18 vendeve fituese per koalicionin e supozuar te ndryshimit, duke harruar fare faktorin e probabilitetit apo te gjasave reale te fitores se vendeve, pra duke e minimizur fuqine e BDI-se ne pushtet ne gjithsejt 2 mandate fituese, bazuar ne numrin e pergjithshem te deputeteve te partive shqiptare prej 20 sosh ne zgjedhjet e fundit parlamentare…!

Per nga rradhitja neper lista, Zoteria e ASH, vetem e ofron marreveshjen e arritur paraprakisht me Alternativen, ku i kane ndare bartesit e listave ne baza proporcionale prej 50% per secilin prej tyre, te cilet edhe sipas sondazheve me pesimiste, me ndihmen e votave te pergjithshme te nje koalicionimi trepalesh, fitoren e kane potjuajse 100% te sigurte. Pra AA merr 2 deputete te sigurte ne njesine zgjedhore nr. 1 dhe 2, ndersa ASH fiton poashtu 2 deputete te sigurte ne njesine zgjedhore numer 5, dhe 6, gjegjesisht secila merr nga 2 deputete fitues.

Perpiluesi i ofertes si autor ekskluziv dhe subjektiv i letres eshte perkujdesur qe vendi i dyte neper lista t’u takoje ne menyre alternuese apo me rrotacion dy subjekteve te koalicionit te tanishem. Pra ne njesine numer 1 dhe 2 ku bartes eshte AA, ASH e ka zene vendin e dyte fitues dhe anasjelltas ia ka lene vendin e dyte partnerit te tij te vertete te koalicionit AA, perveç ne njesine zgjedhore numer 6, ne bastionin e Levizjes Besa, ku normalisht ajo do te duhej te ishte se paku bartese e listes, por kete “leshim” te vogel e ka kompensuar me njesine numer 5, ku per vete ka rezervuar dy vendet e para.

Megjithate, çdo respekt per faktin se ketu e ka leshuar zemren per LB dhe ia ka dhuruar me zemergjeresi vendin e dyte fitues te sigurte, ndersa ne njesine e njejte kandidati i dyte per deputet te LB eshte parashikuar te jete ne vendin e 6, ku gjasat reale per fitore nuk jane edhe aq te sigurta, si qe jane ata qe i kane parashikuar per vete, te permendura me lart.

Doren ne zemer, ne njesite zgjedhore numer 1 dhe 2, per vendin e trete autori i ofertes e ka çelur zemren krejtesisht, ku e ka rezervuar me zemergjeresi vendin e 3 per LB por me gjasa minimale apo aspak gjasa per fitore, pasi qe shikuar historikisht rralle here ka fituar kanditat i trete i nje subjekti apo koalicioni politik, perveç nese nuk ka llogaritur aspak ne kundershtaret e anes tjeter, qe supozohet se do te rrinin duarkryq dhe do te shihnin sehir, por jo edhe ne njesine zgjedhore nr. 6, ku nuk e ha harruar partnerin e vet te preferuar te koalicionit, me te cilin i kane ndare ne mesveti, vendet me gjasa reale te fitores, edhe ate ne proporcion si me siper nga dy vete per secilin. Nejse ketu e ka qeros pak edhe veten me nje deputet me shume, per lodhjen qe e ka bere me gjasme per perpilimin e kesaj liste sfilitese.

Si perfundim, per ASH rezultojne 5 vende fituese te sigurta, per Alternativen 4 vende fituese ndersa per Levizjen Besa vetem 1 deputet. Te mos flasim per njesine zgjedhore numer 5, ku e ka uzurpuar per vete gjithe territorin duke marre per vehte 2 vendet e para, prej te cileve i pari ka gjasa reale te kaloje, por i dyti jo edhe aq, por ja qe ky eshte territori i vilajetit te Struges, qe eshte trashegimi apo baballek brez pas brezi i Babait te veteshpallur te struganeve (njesoj si Ali Ahmeti qe eshte veteshpallur Babai i kercovareve) dhe aty s’ka te drejte askush t’i fusi hundet. Nejse, respekti per bashkevendesit nuk eshte aq i madh, sepse lideri vendor nuk e sheh te arsyeshme t’i nderoje ata si bartes i listes nr. 5, sepse ky eshte territor lokal, ndersa ambicjet e tij jane te pushtoje territore te tjera…!

Si perfundim, per ASH mbeten gjithsejt=5+2=7 vende, per Alternativen 2+2=4 deputete te sigurte, ndersa per LB, vetem 1 deputet i sigurte. Megjithate, qe dokumenti i ofruar politik te kete bazueshmeri dhe vlefshmeri juridike dhe qendrueshmeri dhe arsyetueshmeri te plote politike, per fat te keq mungon baza juridike apo politike dhe argumentet qe e kane udhehequr dhe çuar autorin te kerceje ne kete perfundim qesharak dhe joserioz.

Pra, thene me thjesht, behet pyetja: Cilat jane burimet ligjore te drejtes se pervetesimit te ketij tereni politik gjithandej? Kush ua ka dhene tapite e posedimit te ketyre zonave, apo thene me thjesht: cila “kadaster” ka bere matjen gjate ndarjes fizike te ketyre zonave kadastrale, dhe pse gjate kesaj shperndarje nuk kane qene pjesemarres dhe okulare fizike edhe hisetaret tjere te cilet jane te thirrur ta bejne koalicionin e luftes se barabarte politike kunder pushtetit, te cilin pretendojne ta rrezojne per toke?!
Thene me seriozisht, cila eshte Agjencia