Alimi: Më ofruan liri me kushtin ta tradhtoj Selën

Abdylfeta Alimi gjatë intervistës në “Rruga drejt…” ka deklaruar se gjatë qëndrimit në burg ka pasur disa tentativa nga qarqe të ndryshme të cilët i kanë ofruar liri në këmbim të tradhtisë ndaj Ziadin Selës. Sipas tij, qarqet e tilla i kanë ardhur nga grupe të ndryshme qofshin ato shqiptar ose maqedonas. Presion është ushtruar edhe ndaj familjes së tij.

“Gjithandej më vinin lajme në burg se Sela nuk interesohet, por ata nuk e kanë njohur natyrën time. Në të dyja anët edhe shqiptare edhe maqedonase madje pandërprerë. A tu ofrua ndonjëherë që në kusht të lirisë të kaloni në subjekt tjetër politik dhe ta tradhtoni zotin Sela? Këto kanë ndodhur pas dënimit. Brenda në burg më kanë ardhur sinjale mua dhe fëmijëve. Më Ziadinin e kemi biseduar. Bile ai më ka thënë që të pranoj vetëm që të dal, por i kam thënë se nuk është problemi tek ti, por unë se bëj dot”, deklaroi Feta Alimi në “Rruga drejt…”./Alsat