Për kryetarin e BDI-së, zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë zgjidhje.
Ahmeti sot tha se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në afatin e rregullt në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt, në pranverë të vitit të ardhshëm, kurse në plotësim, nëse OBRM-PDUKM-së i pengon të qenurit e BDI-së në drejtim të vendit, ne me automatizëm kemi paraqitur vullnetin e fortë dhe qëndrojmë pranë atij vendimi, ne tërhiqemi nga ekzekutivi, në momentin që ata votojnë ndryshimin e Kushtetutës”, theksoi Ahmeti.