Ali Ahmeti uron Vjosa Osmanin

Ali Ahmeti
Gëzohem që sot deputetët e Kosovës arritën të rrumbullakësojnë konsolidimin e institucioneve të vendit si rezultat i vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Zgjedhja e Presidentes së Republikës së Kosovës është një lajm i mirë për të gjithë dhe unë i uroj zonjës Osmani shumë shëndet, durim e guxim në punën e saj të cilën shpresoj që do ta realizon vetëm me suksese.
Tek ne do të gjeni dorë të shtruar vëllazërore për bashkëpunim dhe mbështetje të sinqertë pa u kursyer për asnjë çast.
Çdo sukses i Kosovës më gëzon, prandaj dhe përgëzoj të gjithë qytetarët për përfundimin e procesit të zgjedhjes së përbërjes së Kuvendit, Qeverinë e re dhe sot edhe Presidenten e re të Kosovës.