Ali Ahmeti uron Pavarësinë e Kosovës: Kthim pas nuk kishte, ja vd*ekje, ja liri (Video)


Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Pavarësinë e Kosovës, duke kujtuar meritat e të gjithë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në akademinë solemne që u organizua për 17 Shkurtin, Ahmeti ka vlerësuar, se Pavarësia e Kosovës është paguar shtrenjtë me gjakun e rinisë dhe dijetarëve të kombit shqiptar.

“Kthim pas nuk kishte. Ja vdekje, ja liri. Prandaj, përzgjedhja përfundimtare ishte ëndrra e rilindjes kombëtare. O sot, o kurrë. Dhe ne sot po festojmë 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Një moment që nuk erdhi si dhuratë nga të tjerët, por e pagua shtrenjt, me çmimin më të lartë, gjakun e rinisë, e atdhetarëve, e dijetarëve të Kombit”, tha Ahmeti në akademinë solemne.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=247125076992281&ref=watch_permalink