Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook shkruan se gjatë 29 vite shtet ka qenë rrugë e gjatë dhe e vështir duke shtuar se ende ndodhemi para sfidave të mëdha.
“Në 29 vite shtet kemi bërë një rrugë të gjatë e të vështirë, e megjithatë edhe më tej ndodhemi para sfidave të mëdha.
Është detyrë e jona që këto sfida,një nga një, ti zgjidhim sot, që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në paqe e prosperitet.
Urime ditën e pavarësisë së Maqedonisë së veriut dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve, por edhe miqve ndërkombëtarë që janë me ne e pran nesh në rrugëtimin tone”, shkruan kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Facebook.
https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/3261133327256512