Ali Ahmeti takon Wesley Clark

Kreu integrist, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ish-komandantin e lartë të NATO-s gjeneralin Wesley Clark.
Ahmeti gjatë takimit me gjeneralin Clark, ka theksuar se SHBA-të gjithmonë na ka mbështetur në kohët më të vështira por edhe në momentet më të mira.

Gjenerali Clark mes tjerash është shprehur se Maqedonia e Veriut është bërë një shtet i fuqishëm i stabilitetit
“Keni patur rol legjendar në ndërtimin e këtij shteti, ju z. Ahmeti jeni një legjendë e vërtetë. Keni ndërtuar një parti e cila po shndërohet në kurriz të stabilitetit të vendit. Transformim fascinant për këtë vend që mund të përfundonte në jostabilitet, u bë një shtet i fuqishëm i stabilitetit”, është shprehur Clark.

Ahmeti dhe Clark kanë biseduar edhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ndihmën që SHBA-të kanë dhënë në këtë drejtim veçanërisht në ndërtimin e shoqërisë së barabartë si dhe sfidat që vendi i ka në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.
Clark kishte një rol të veçantë në misionin e tij për vendosjen e paqes në Ballkan. E me këtë rast Ahmeti e ka falenderuar Gjeneralin dhe NATO-n duke theksuar se të gjithë të arriturat janë të përbashkëta dhe se si vend e si popull jemi përjetësisht mirënjohës ndaj tyre.

Gjenerali Clark shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë sfera përfshirë këtu edhe zhvillimin ekonomik, për një të ardhme më të mirë të vendit.
Në fund të takimit është vlerësuar se NATO-s, nuk do t’i harrohet asnjëherë kontributi që e ka dhënë në shpëtimin e vendit nga tragjedia.