Ali Ahmeti takohet me presidentin e Shqipërisë

Përveç Pendarovskit dhe Talat Xhaferit, edhe i pari i BDI-së Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta. Ahmeti tha se ata biseduan per Koridorin e 8-të dhe rëndesinë e tij që ka për vendet tona. Ata biseduan edhe për Qeverinë e re në Maqedoni ku Ilir Meta i uroi suksese Ahmetit dhe se sa më shpejtë të zgjidhet kontesti me Bullgarinë.

Postimi i plotë i Ahmetit:
Sot mirëprita Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta. Bashkëbiseduam për Korridorin 8 dhe rëndësinë që ka për vendet tona.
Temë tjetër diskutimi ishte edhe Qeveria e re në vendin tonë, ku z. Meta më uroi suksese dhe tha se si shtet mik urojnë që sa më shpejtë të zgjidhet kontesti me Bullgarinë dhe të ecim së bashku drejt Bashkimit Europian.