Ali Ahmeti: Sot shkaba jonë dykrenare është e lirë në hapësirat ku me shekuj kërkonte që flatrat mos i preken

Jemi në fillimin e mbarë për hapjen e kapitullit të ri pas dy dekadave luftë e përpjekje për realizimin e ëndrrës së kahmotshme të shqiptarëve që në këto troje jetojnë jo si qiraxhinj por si Zot shtëpie, zot shtëpie në shtëpinë tonë ka deklaruar Ali Ahmeti në Konventën promovuese të kandidatëve për deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajt në Prespë.

Ai tha se ne e dijmë se kemi edhe shumë punë përpara por ato nuk na trembin sepse kemi kaluar vështirësi të shumta por kemi dalë dhe kemi carë me sukses të gjithë valët e dallgët përpara që na dilnin.
“Kemi ndërtuar struktura të mirëfillta me kapacitet dhe vlera që i dalin zot të gjitha përballjeve që ne do ti kemi” u shpreh Ahmeti.

Pa dashur të hyjë si ishim dje dhe si jemi sot këtë e flasin vetë kohërat që i kemi mbyllur dhe për këtë u jam mirënjohës të gjithë qytetarëve në vecanti shqiptarëve për besimin që na dhanë për 20 vjet me rradhë deklaroi kreu integrist.

Kjo dëshmon për politikat tona të drejta.Kjo dëshmon se ne kemi qenë dalëzotës të vërtetë dhe aspak nuk i kemi zhgënjyer ata të cilët me shumicë për 20 vite me rradhë na besuan u shpreh ai
“Sot jemi ndryshe nga dje.Sot shkaba jonë dykrenare është e lirë në hapësirat ku me shekuj kërkonte që flatrat mos i preken.Sot gjuha jonë ligjerohet në universitete.Sot historia jonë po shkruhet nga historianë ashtu sic është” deklaroi Ali Ahmeti.

Ai u shprehë se tani po hapim kapitullin e ri i cili do po aq mund dhe sakrifica si deri tani.
Të gjithë ata që mendonin se ky vend nuk mund të jetë në NATO, pikërisht jemi nga vendi ku u dha mesazhi i parë se dyert po hapen në Aleancën Veriatlantike tha ai.

Kapituli i ri që po hapim është me rëndësi të jashtëzakonshme sepse ne jemi tashmë anëtar i NATO-S por kemi hapur negociatat për anëtarësim në BE deklaroi Ali Ahmeti i cili poashtu u ndal në vecanti për idenë e madhe që ka të bëjë me kryeministrin e parë shqiptarë që i bën shqiptarët të barabartë në këtë shtet dhe se këtë ide duhet ta përkrahin të gjithë sepse kjo është në të mirë të të gjithëve./TetovaSot