Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot pritet të filloi zyrtarizimin e Frontit Europian, me ç’rast në ora 12:00 do të mbajë dhe konferencë për media tek hoteli Aleksandar Palace.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media, lëshuar nga BDI.
Ndryshe, lidhur me zyrtarizimin e Frontit Europian për zgjedhjet parlamentare, mbrëmë foli dhe Kreshnik Bekteshi.
Ai tha se “zyrtarizimi i koalicionit fitues të zgjedhjeve do të nis me Lëvizjen Populli të Skender Rexhepi-Zejdi, dhe më pas do të pasojnë edhe zyrtarizime të tjera me të gjitha ato grupime qofshin politike apo të organizatave joqeveritare të cilat do ti bashkohen këtij fronit i cili do të udhëhiqet nga lideri Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim”.