Ali Ahmeti: S’kemi nevojë për më shumë se dy parti politike, e treta është e dëmshme!

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin tanimë të njohur të tij, se për tu faktorizuar sa më shumë shqiptarët – duhet të ketë vetëm se dy parti politike, pozitë dhe opozitë.

“Ne s’kemi nevojë për më shumë se dy parti politike, e treta është e dëmshme, tani edhe më vjen turp gjashtë apo shtatë shqiptar që ulen aty dhe vetëm dy maqedonas, vazhdojnë shqiptarët me arsyetimin – kombi madh jemi, thuaj që ne kinezët jemi. Sa më të organizuar që të jemi, sa më shumë mandate të bëhen të rëndësishëm. Mandati të bën të rëndësishëm po edhe të parëndësishëm, ne shqiptarët duhet ti bëjmë të rëndësishëm”, tha mes tjerash kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij në tre takimet e tij të mbrëmshme me strukturat partiake, aktivistët dhe qytetarët e Çairit në Shkup, përcjell PRESSonline.al

Sipas tij, sa më të organizuar që janë shqiptarët, aq më të fortë bëhen.