Ali Ahmeti shuan të gjitha dilemat: Ata e kanë gabim! Unë o jam Komandant e Kryetar, o s’jam fare!

Duke folur për aktualitetin politik kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga kabineti i ministrave me në krye, zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi kanë vizituar Ҫegranin me ҫ’rast ka takuar edhe banorët e kësaj zone me të cilët ka diskutuar për aktualitetin politik.

Ahmeti ka thënë se nuk shqetësohet fare për aktivitetet paralele.

“Kam dhimbje shpirtërore, fëmijët i kanë rritur me emblem të BDI-së. Unë nuk jam kal në figurat e shahut, o jam komandant, o kryetar o sjam fare, kam luftuar edhe për mendimin ndryshe, por jo anarki. Në institucione vendos shumica, askush nuk jemi koka e Zeusit, por ama edhe imponime nuk ka. Duhet ti bindesh shumicës.”, tha Ahmeti.