Ali Ahmeti shpall fituesit e zgjedhjeve brendapartiake, Çairi do të udhëhiqet nga Bekim Neziri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një konferencë për media ka shpallur fituesit e zgjedhjeve brendapartiake në BDI.

Ahmeti tha se kjo është një standard i ri dhe demokratik, me një anëtarë një votë. Ahmeti tha se në dy raundet kanë votuar 28 778 anëtarë.
“Në Veles për kryetrarë dege ka fituar LLokman Salia, në Pllasnicë Bajram Karamaleski, në Manastir Lufti Ahmeti në Prespë Arijan Muaedini, në Petrovec Naser Aliti, në Krushev Abib Vexhiu, në Jegunovcë Eldin Ademi, në Shuto Orizare Iljaz Leskovica, në Butel Muharem Hasani, në Dibër Artin Spahiu në Kumanovë Ridvan Hasani, në Likovë Mirsad Ibrahimi, në Kërçovë Ardita Adami, në Çair Bekim Neziri”, tha Ali Ahmeti.

Ai tha se në raundin e tretë do të organizohen zgjedhjet në Strugë, Saraj, Haraçinë, Gazi Babë, Kaposh, Çucer Sandev, Mavrovë dhe Rostushë dhe në Qendër Zhupë.