Ali Ahmeti: Rrugëtimin tonë të nisur në 2001 e vazhdojmë sot me kryeministrin shqiptar (VIDEO)

Ali Ahmeti në rrjetin e tij social facebook ka shpërndarë një spot publicitar kushtuar kryeministrit shqiptar..

Ai shkruan:

Të nderuar,

tashmë disa ditë temë kryesore në mediat e vendit por edhe të rajonit është ideja jonë për kryeministrin e parë shqiptar e cila po gjen mbështetje të gjërë tek qytetarët.

Rrugëtimin tonë të nisur në 2001 e vazhdojmë sot sepse ka ardhur koha të bashkohemi sërish për kryeministrin e parë shqiptar.