Ali Ahmeti: “Për 20 vite i ngjajmë shqiponjës”

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në Tetovë, tha se BDI-ja i ngjan shqiponjës pasi që siç tha ai kurrë nuk e kanë humbur shënjestrën tek qëllimet.
Ahmeti mes tjerash, tha se agjenda e blertë garanton jetë më cilësore.

“Nuk e di pse mu kujtua për një moment ambasadori Pardew, në një bisedë e pyesin se çfarë vlerësimi ka për BDI-në, për njerëzit që drejtojnë atë?
Ai shprehet BDI i ngjan shqiponjës, fluturon me koncentrim dhe përqendrim dhe asnjëherë nuk e humb shënjestrën nga preja që duhet të kapë.

Vëllezër e motra, për 20 vite, vërtet i ngjajmë shqiponjës pasi që vërtetë nuk e kemi humbur shënjestrën tek qëllimet, guximshëm kemi hapëruar sepse ne nuk kemi llogaritur a do të fitojmë mandatin e ardhshëm apo nuk do të fitojmë, por kemi bërë projekte dhe plane”, tha Ahmeti mes tjerash.