Ali Ahmeti paralajmëroi befasi të madhe me 5 qershor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i shoqëruar nga i gjithë ekzekutivi partisë dhe ministra e zëvendësministra, deputet të zonës ka qëndruar sot në komunën e Likovës
Në fshatin Opajë kryetari i BDI-së ka përuruar sallën e pestë të sportit në këtë komunë e cila është ndërtuar para afatit të premtuar kohor.

Krahas përurimit të sallës së sportit në fshatin Opajë, Ahmeti me bashkëpunëtor ka qëndruar edhe në fshatin Likovë tek shkolla Ismet Jashari.
Në komunën e Likovës kryetari Ahmeti bashkë me funksionarët e partisë së tij ka takuar strukturat partiake me ç’rast ka nominuar kryetarin aktual të Likovës, z. Erkan Arifi për kandidat edhe në zgjedhjet e radhës lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Mes tjerash, Ahmeti ka paralajmëruar edhe një befasi të madhe e cila do të shpaloset me 5 qershor, me çka edhe rriti edhe me tepër kureshtjen e qytetareve.
“Me 5 qershor përsëri familja jonë do të dal me një platformë që fillimisht ashtu diskutabile dhe me debate të madh siç ishte “Kryeministri i parë shqiptar” edhe kjo platform do të ketë debat shumë të madh, por do ia lë 5 qershorit”, ka thënë Ahmeti mes tjerash para të pranishmëve në komunën e Likovës.

Gjatë 10 ditëve të fundit funksionar të lartë dhe simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë shpërndarë vazhdimisht fillimisht një foto me tre pika të bardha në fushë të gjelbër e më pas dhe një foto tjetër me (?) pikëpyetje të bardh, njëjtë në fushë të gjelbër duke bërë kështu kureshtar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut se çfarë në të vërtet po përgatitet!
Në fakt, kryetari i BDI-së, Ahmeti sot zbuloi se “Diçka e mirë po vjen”, por tha se kjo do të mësohet vetëm më 5 qershor, këtë të shtunë.