Ali Ahmeti: Nuk e heq Artan Grubin, siç nuk e kam hequr as Musën, as Abdylaqimin (VIDEO)

Kreu i integristëve, në takim me gostivarasit, tha se BDI-ja është thesar kombëtar. Ai tha se miqtë e tij të cilet janë ndarë, janë në rrugë të gabuar dhe duhet të reflektojnë.

“E kanë gabim, shoket e mi s’kanë pasur gjë të keqe, kanë pasur vetëm mirë, i kam lutur për dy vite. BDI-ja ka histori të madhe, duhet të respektohet jo vetëm nga anëtaret po edhe kundershtarët. Nuk mund të bëjmë shtëpi Nasradini, kërkonin ta heq Musen, s’e hoqa, kërkonin ta heq Abdylaqimin, s’e hoqa, tani thonë hiqe Artanin, ju them nuk e heq. Ai e ka legjitimitetin, nëse nuk ka votuar një njeri, nuk do te thotë se ai s’e ka legjitimitetin”, tha Ahmeti.