Ali Ahmeti ngushëllon Kadri Veselin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot me marjen e lajmit për humbjen e babait të bashkëluftëtarit të UÇK-së Kadri Veseli, i shprehu ngushëllime vëllaut të tij Kadriut nëpërmjet profilit të tij në Facebook shënoi këtë status.

“I dashur Kadri. Me pikëllim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të baba Fazliut. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe familjes, për të mbledhur forcat e për të përballuar këtë humbje në këto momente mungese. Një burrë shembullor, që ka edukuar fëmijët e tij me dashurinë për atdheun, një motivim që gjithnjë kishte forcë dhe energji për të shtyrë përpara proceset të cilat i kishe nisur. Mungesa yte e bën këtë humbje edhe më të rëndë dhe shpresoj që të kthehesh sa më parë në Kosovë, pranë familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Ahmetit drejtuar familjes së Kadri Veselit.