Ali Ahmeti nga Vrapçishti: Ne e luftojmë krimin dhe korrupsionin


Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në takimin e së martës me qytetarët dhe bazën partiake me moton “Bashkë për Europë” në Vrapçishtë tha se ai dhe subjekti i tij politik luftojnë krimin dhe korrupsionin.

“Kemi shumë punë ende për të bërë, sepse vetëm kështu i afrohemi Europës, kështu arrihet një standard më i mirë dhe ndalohet migrimi dhe njerëzit rrinë dhe kthehen në vendin e tyre. Hajde të bashkohemi gjithë shqiptarët, ta bëjmë frontin pro BE, të thërrasim dhe bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe ta çojmë këtë vend drejt BE-së. Me NATO-n sa të mira përfituam, kemi siguri në shtet dhe jemi të barabartë me të gjitha vendet anëtare. Ne luftojmë kundër krimit, korrupsionit, kundër përçarjeve, ndasive, sepse kemi punuar dhe do punojmë për bash dhe afrim rreth një platforme të përbashkët, për gjeneratat e reja, sepse mbi supet e tyre ngriten gjenerata të tjera. Jam krenar me kuadrot tona, sepse më bëjnë faqebardhe ngado që na përfaqësojnë, prandaj duhet investuar në kuadro kualitative”, theksoi Ahmeti. /SHENJA/