Ali Ahmeti nga Tetova: Përmbyllim një fushatë europiane, të Dielën festojmë fitoren

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka mbajtur tubim zgjedhor për rrethin e dyte të zgjedhjeve lokale në qytetin e Tetovës.

Sheshi i Tetovës sonte ishte i mbushur me qytetarë të cilët përkrahin kandidaten e BDI-së Teuta Arifin si dhe programin zgjedhor.

Duke dhënë mbështetje për Teuta Arifin, kryetari i BDI-së Ahmeti ka theksuar se këtë Agjendë të cilën e ka hapur BDI-ja në Tetovë mund ta realizojë vetëm Teuta.

“Jam shumë i sigurtë nga të gjitha analizat dhe studimet që janë bërë ju keni bërë një kampanjë europiane, ju fitoren e keni të sigurtë sepse është fitore me djersë dhe mbi të gjitha është me Agjendë dhe frymë. ë tjerët kanë bë fushatë partiake kurse ne kemi bërë fushatë me frymë dhe njerëzit për këtë janë mbledhur për këtë festë që do kemi të dielën në mbrëmje. I kam përcjellë dhe oponentët që të shoh a mund të na zëvendësojë dikush, e me keqardhje e them se vërtetë pa ofertë, të thatë e tepër teori, kështu që kjo dëshmoi që ne rrethin e parë e mbyllëm edhe më me sukses se sa një vit më parë, gati me mbi 120 mijë votues. Hapim kapitull të ri me rastin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit pas përmbylljes së pjesës normative vazhdojmë me atë për jetë dhe vende pune dhe këtë për Tetovën kush mund ta bëj më mirë se Teuta”, ka theksuar kështu kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kandidatja e BDI-së për komunën e Tetovës, Teuta Arifi në fjalimin e saj para tetovarëve ka thënë se është e vetëdijshme se është ky qytet që meriton më të mirën që mund të bëjmë për të, meriton përkushtimin e saj.

“Me mbështetjen tuaj, jam kryetare e këtij qyteti që ka pasur gjithnjë nevojën e kujdesit dhe udhëheqjes së drejtë. Për gjithë këto vite me ndihmën tuaj, kam punuar për një bulevard më shumë, për një shkollë më shumë, për një ujësjellës më shumë, për një projekt më shumë, e vetëdijshme se është ky qytet që meriton më të mirën që mund të bëjmë për të, meriton shpirtin, zemrën dhe përkushtimin tonë për të. Kam qenë me Tetovën dhe tetovarët, në secilën ditë, në çdo sukses, por edhe në ditët tona më të vështira, si që janë dy vitet e fundit që po kalojmë së bashku”, ka thënë kandidatja e BDI-së për komunën e Tetovës, Teuta Arifi.

Shefi i shtabit komunal, Faton Ahmeti para qytetarëve tha se komuna e Tetovës mbetet në duar të sigurta, duar që kanë përvojë.

“Po e përmbyllim ketë kampanjë dinjitoze dhe evropiane, po e përmbyllin edhe këtë betejë të rradhës në qytetin e lavdisë dhe ndryshimeve të mëdha, pra në Tetovën tonë të dashur. Sonte ne konfrimojmë bashkërisht, fitoren tonë dhe ju sigurojmë se Komuna e Tetovës mbetet në duar të sigurta, duar që kanë përvojën, mençurinë dhe projektin e duhur për ta bërë qytet të denjë europian. Vizionet dhe misionet tona janë afatgjate dhe nuk bëhen brenda natës, prandaj BDI është brend politik i shqiptarëve dhe jo parti eksperimentuese ku varësisht rrethanave ndryshojnë edhe ideologjinë. Se ne jemi në hap me partitë e zhvilluara europiane e dëshmon edhe Agjenda jonë e gjelbërt të cilën e kemi plasuar dhe do ta jetësojmë në të gjitha nivelet e pushtetit”, është shprehur kështu shefi i shtabit komunal në Tetovë, Faton Ahmeti.