Ali Ahmeti nga Debreshi: Rrugëtimi i relizimit të projekteve dhe ndryshimi në Gostivar vjen me BDI dhe Nevzat Bejtën

Kryetari i BDI-së bashkë me kandidatin për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sonte realizuan takim me banorët e Debreshit ku kërkuan edhe mbështetjen e tyre më 31 tetor në komunën e Gostivarit.
Nga atje, Ahmeti bëri thirrje që më 31 tetor qytetarët e komunës së Gostivarit të dalin dhe të votojnë për Nevzat Bejtën.

“ 31 Tetori është shpresë që banorët e Gostivarit të rikthejnë zhvillimin e komunës me projektet që ofron BDI përmes Agjendës së blertë, vendbanime me ujë të pijshëm, pa mbeturina e plot jetë, andaj mbështetjen e kërkuam edhe nga banorët e Debreshit.
Rrugëtimi i realizimit të projekteve dhe ndryshimit vjen me BDI dhe Nevzat Bejtën. Më 31 Tetor banorët e Debreshit dhe gjithë komunës së Gostivarit të dalin dhe të bëjnë ndryshimin duke rrethuar numrin 3.
Ta fuqizojmë Gostivarin
Vepro drejtë, voto blertë, rretho numrin 3!” ka theksuar Ahmeti.