Ali Ahmeti: “Në vitin 2001 isha me kallashnikov në krah, por pranova kompromis për 20%”

Nuk ka asnjë problem, ne e kemi diskutuar edhe me VMRO-në edhe LSDM-në. Në momentin e duhur që ne do i kemi 80 mandate me 2/3, sepse është edhe ndryshim i Kushtetutës, ky problem edhe mund të rregullohet, kështu u përgjigj sonte kreu i integristëve, Ali Ahmeti në lidhje me heqjen e termit “20% nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe. Ahmeti tha se siguron se 20% nuk i cenon të drejtat e shqiptarëve dhe se e njëjta do të largohet në momentin e duhur.

“20% është një kompromis që është bërë në vitin 2001, me qëllim që të mos cenohet substanca e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, dhe ne si shqiptar këtë kompromis e kemi bërë. Unë nuk kam qenë në tavolinën e bisedimeve, unë kam qenë me kallashnikov në krah në 2001, por e kam pranuar këtë kompromis sepse thjeshtë nga i gjithë komuniteti ndërkombëtarë, nga të gjithë ata që përpiqeshin të kontribuojnë për paqen dhe arritjen e kësaj Marrëveshje, na siguruan por edhe ne ishim të vetëdijshëm, por edhe partitë politike me të cilat kam qenë aso kohe në komunikim të përhershëm që nuk cenohet substanca e marrëveshjes dhe nuk cenohen të drejtat dhe avancimi i shqiptarëve”, tha mes tjerash Ahmeti.