ALI AHMETI në UT: Ky titull i dedikohet te gjithë dëshmorëve dhe veprimtarëve të arsimit

Universiteti i Tetovës me rastin e 26 vjetorit të themelimit, kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ia ndau titullin Doctor Honoris Causa.

Ahmeti me këtë rast në fjalimin e tij tha se këtë nder të Universitetit të Tetovës, ia dedikon njerëzve që dhanë më së shumti për hapjen dhe ngritjen e kësaj foleje të dijes. Kryetari i BDI-së tha se ky titull i bëhet Abdylselam Eminit me rastin e 26 vjetorit të rënies së tij,

por u bëhet edhe të gjithë ushtarëve, atdhetarëve dhe misionarëve, patriotëve mësuesve dhe pishtarëve të arsimit që mbajtën shpirtin gjallë duke ligjëruar në terr e në fshehtësi për lirin e munguar dhe për sakrificat e panumërta të popullit e të kombit tonë.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=160565402476946&ref=external