Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin Click Plus në TV21 përballë gazetarit Fatmir Aliu sonte ka folur edhe mbi zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti dhe dhe pritshmëritë e tij në këtë cikël zgjedhor.
“Në çdo cikël zgjedhor ne punojmë që të fitojmë. Gjithçka do varet prej qytetarëve dhe vullnetit të tyre. Do varet se sa pranohet agjenda dhe platforma e BDI-së. Bashkimi Demikratik për Integrim nuk është ar*mik, BDI-ja është thesar. Edhe humbja edhe fitorja janë pjesë e lu*ftës. Në lu*ftë mund edhe të humbësh por ama ke lu*ftuar. Për fitoren të gjithë janë të përgjegjës, ndërsa për humbjen unë jam”, ka thënë Ahmeti.