Ali Ahmeti: “Në Maqedoni ka punë, vizitova 3 fabrika në Bogovinë kërkonin puntorë” (VIDEO)

Ali Ahmeti në emisionin Klan Debat tha se në Maqedoni ka punë.

”Vizitova tre fabrika në komunën e Bogovinës, njëra prodhonte frigorifer për shtetet e evropës, Itali, Britani, Francë për hotele me 5 yje por ishte në vështirësi dhe kërkonte puntorë. Fabrika e dytë prodhonte dyer dhe dritare për tregun evropian, Gjermani, Austri, Danimarkë, djemt e tij i kishte ndalë të dy ishin me fakultet punonin punë teknike si e mësojnë punën ikin në tregun evropian rroga neto ishte 500 euro. Fabrika e tretë prodhonte kabllo elektrike gjitha madhësitë për tregun Gjerman, pra shkrinte bakrin dhe prodhimin final i garantuar për tregun gjerman, pra kjo ishte komunën e Bogovinës nuk kam vizituar tjerat, te gjitha këto kërkonin puntor, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.