“Ali Ahmeti na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

“(Ali) Ahmeti na tha publikisht – “e kam zgjedh Artanin, nuk e jap Artanin”. Filloi t’i shkarkojë të gjithë ata që menduan ndryshe, edhe ata që ishin afër nesh… Po deklarata ishte “mos e djeg jorganin për një plesht””.

Izet Mexhiti në Click Plus tha se gjendja në të cilën është BDI-ja për momentin, është rezultat i asaj se lideri i integristëve e la partinë në duar të Artan Grubit.

“Mua më vjen keq se në çfarë derexhe solli BDI-në Artan Grubi. E la në duar të Artanit dhe me mendtë e Artanit erdhi në këtë derexhe. Mu më vjen keq që e sollën në këtë derexhe pas gjithë asaj periudhe”, tha Mexhiti.

Më vonë gjatë intervistës, Mexhiti thotë se edhe rezultati i Frontit Europian në Çair dhe Shkup është si rezultat i veprimeve të Grubit.

“Edhe pak i është dashur që ta shndërrojë BDI-në në shoqëri kulturore, me estradë muzikore apo sportive duke luajtur basketboll në zyre duke dërguar këto porosi të estradës me efridolla… Prej atij pres gjithçka. Artani dhe gjithçka është e mundur. Ne kemi bërë apel që të mos bien pre e provokimit. Budallakitë e Artan Grubit kanë sjell rezultatin në Çair dhe Shkup”, tha Mexhiti më tej./TV21